Shumë zhurmë u bë për Ligjin e Pagave në Kosovë. Institucione të ndryshme e kundërshtuan këtë dokument, me arsyetimin se u uleshin pagat. Por, asnjë zë nuk u dëgjua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Në fakt, ky mekanizëm i sigurisë nuk është i përfshirë fare në ligjin për pagat.
Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes, pagat i kanë të rregulluar me ligjet për Ministrinë e Mbrojtjes e Ligjin për FSK’në.
Por, pa ngritje të pagave nuk do të mbet askush që është pjesë e ushtrisë së Kosovës.
T7 ka siguruar një dokument që tregon harmonizimin e pagave sipas këtyre dy ligjeve, e që pritet të zbatohet nga muaji i ardhshëm.
Sipas këtij dokumenti pagën më të lartë do ta ketë grada e Gjenerallejtnantë.
Kjo i bie që komandanti i FSK’së, nga mbi 1500 euro sa ka pagën aktualisht, do ti ngritët paga në 1912 euro si pagë bazë.
Grada e dytë që do të ketë pagën më të lartë do të jetë ajo e gjeneralmajorit që do të ketë të ardhura 1731 euro.
Më pas renditet pozita gjeneral brigade me të ardhura mujore prej 1567 euro.
Ndërkohë të gjitha gradat nga ajo e kapitenit deri tek koloneli do të kenë pagë mbi 1 mijë euro.
E ngritje pagash kanë edhe nën oficerët.
Grada, Rreshter Major i Komandës ose Rreshter Major i FSK’së do të ketë pagë prej 1053 euro.
Ndërkohë, paga më e ultë do të jetë ajo e ushtarit të thjeshtë që do të ketë pagë prej 525 euro.
E edhe rekrutët e rijnë do të kenë pagë prej 262 euro.
Ndërkohë për të ndodhur një gjë e tillë, kanë insistuar në Komisionin për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK’së.
Shala, thotë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të punës specifike që kanë Ushtria e Kosovës dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.
Forca e Sigurisë së Kosovë, tani është në fazën e tranzicionit të plotë në Ushtri të Kosovës.
Ndërsa, Ministra e FSK-së, tashmë e ka marr emrin si Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, jashtë ligjit për pagat kanë mbetur edhe zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.
Edhe kjo është bërë për arsye të sigurisë dhe ndjeshmërisë së punës që e kanë këta zyrtar.