Fjalë Kyçe

A po rrezikohet edhe këtë vit anëtarësimi i Kosovës në Interpol

A po rrezikohet edhe këtë vit anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Pozita e re kundërthënëse e Kosovës në arenën ndërkombëtare pritët të sjell dështimin e serishëm për anëtarësim në Interpol.

Dialogu me Serbinë, pretendimet për korrigjim të kufirit, si dhe taksa e vendosur ndaj mallrave dy shteteve fqinje, sipas partive opozitare dhe njohësve të sigurisë e ka dëmtuar pozitën e Kosovës në qarqet e politikave të jashtme për t’u anëtarësuar në këtë organizatë multilaterale policore.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se institucionet e Kosovës po dështojnë të bindin ndërkombëtarët për të treguar që janë partner serioz për t’u anëtarësuar në Interpol.Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, shprehet se rrethanat e reja të krijuara në Kosovë e kanë dëmtuar procesin e lobimit.

Kritika të veçanta, ai ka për skandalet që po ndodhin në Policinë e Kosovës, sipas tij, kjo ka dëmtuar imazhin dhe do të ndikojë direkt në mënyrën se si do të votojnë vendet anëtare të Interpoli-it.Deputeti Gashi kërkon që të ketë një strategji të mirëfilltë si t’i qaset kësaj çështje, dhe jo të jetë siç konsideron ai të paorganizuar.

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje shprehet skeptike se këtë vit Kosova do të anëtarësohet në Interpol.

Deputetja e nga radhët e kësaj partie, Fitore Pacolli, thotë për KosovaPress se në krahasim me vitin e kaluar situata e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare është shumë më e keqe, sidomos, siç konsiderojnë, pas iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.Duke përmendur dështimin e viti të kaluar, ajo thotë se nëse vazhdohet në këtë ritëm duhet se nuk do të ketë sukses.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi shprehet se fokusi kryesor duhet të jetë tek lobimi tek shtetet e mëdha që e kanë njohur Kosovën, në mënyrë siç thotë, të kenë mundësi të lobojnë tek të tjerët, shkruan KP.

Ibishi ka kritika dhe në ndërrimin e shpeshtë ministrave të punëve të Brendshëm, duke e cilësuar se kjo e rrezikon anëtarësimin e Kosovës në Interpol.Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë qenë të paqasshëm për KosovaPress, pavarësisht insistimit për t’u deklaruar për këtë çështje.

Ndryshe, vitin e kaluar Kosova ka dështuar për t’u anëtarësuar në Interpol, ndërsa javë më parë zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar se dhe këtë vit do të aplikojnë me shpresë se këtë vit do të jenë anëtari më i ri kësaj organizate ndërkombëtare policore.