Fjalë Kyçe

AAK premton investime në Gollak

AAK premton investime në Gollak

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi së bashku me këshilltarin e Kryeministrit Haradinaj, Besnik Tahiri, sonte kanë vizituar fshatin Orllan të Komunës së Podujevës.

Besnik Tahiri ka shkruar në profilin e tij Facebook, se me banorët e kësaj zone kanë diskutuar për prioritetet e këtij lokaliteti, duke premtuar investim në të ardhmen.

“Sonte në Orllan me shokë dhe dashamirë diskutuam për çështjet kryesore që janë prioritet për këtë lokalitet që ka potencial shumë të madh për zhvillim ekonomik lokal. U dakorduam të bëjmë një plan të detajuar të aktiviteteve për të sforcuar këtë të pjesë të bukur të Gollakut e të krejt Kosovës”, ka shkruar Tahiri.