Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë aktuale.
Ai, ka përmendur, punësimet, milionat për autostrada, dëbimin e gylenistëve e çështje të tjera, shkruan Gazeta Alo.
Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se logjika e kapjes nuk është ndryshe.
Sipas tij, me rëndësi është kapja dhe kushdo që u del para ka të njëjtin fat.
Postimi i tij i plotë:
Logjika e kapjes:
– Mbajë “të tanët” që mashtrojnë me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem, reja, kusherinj e familjarë.
– Dëbo “të huajt” që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufinjtë e lobojnë për ty jashtë.
Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat./Gazeta Alo/