Fjalë Kyçe

Abdixhiku në Forumin e Gruas: Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju

Abdixhiku në Forumin e Gruas: Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në Forumin e Gruas.
Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar për Forumin dhe ka thënë se kanë folur për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Si parti e qendrës së djathtë, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik. Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijëtare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për gratë.