Fjalë Kyçe

Adele publikon këngën e parë pas gjashtë vjetësh

Adele publikon këngën e parë pas gjashtë vjetësh

“Easy On Me” është kënga e parë që Adele nxjerr në tregun muzikor që pasi albumi i saj fitoi çmimin “Grammy” në vitin 2015.

Këngëtarja britanike e njohur për baladat “Hello” dhe “Someone Like You” postoi këngën me videoklipin bardhë e zi në faqet e saj zyrtare në Twitter dhe Instagram të martën. Ajo ka bërë me dije se të premten më 15 tetor do të dalë kënga e plotë dhe pritet të vijojë me publikimin e albumit të katërt.

Videoja tregon këngëtaren duke vendosur një kasetë në magnetofonin e makinës, ndërsa kontrollon pasqyrat dhe pasi i ngre volumin muzikës niset. Muzika e butë e pianos luhet në sfond ndërsa fletët e muzikës fluturojnë nga dritarja e makinës.

Adele publikoi albumin e quajtur ​​”25″ në nëntor të vitit 2015. Ai kryesoi listat në të gjithë botën dhe mori çmimin e albumit më të mirë të vitit në “Grammy Awards”.

Adele i është referuar moshës së saj kur emërtoi tre albumet e saj të fundit, “19”, “21” dhe “25”./euronews