Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga ish-deputetët e kësaj partie, kanë qenë për vizitë gjatë ditës së sotme tek Adem Mikullovci, deputet i VV’së.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Kryesisë së VV-së, Rexhep Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Selimi ka publikuar fotografinë e kësaj vizite, duke shkruar: në vizitë te Baca Adem Mikullovci.