Kur Antoinette Love lindi gjashtë javë para kohe, e gjitha çfarë kërkonin prindërit e saj Anthony dhe Yolanda Love, ishte që ajo të mbijeton dhe të jetë e shëndoshë.
Vajza nga New Orleans peshonte vetëm 1,9 kilogram, por pas trajtimit u lirua nga spitali 23 ditë më vonë, transmeton Telegrafi.
E shumë vite më pas Love arriti të ballafaqohet edhe me një “sfidë” tjetër – atë të asaj se në cilin universitet duhet të ndjekë studimet pasi është pranuar në 115 universitete.
Love nxënëse e shkollës së mesme në New Orleans, kishte aplikuar në të gjitha këto universitete dhe njëkohësisht i kanë dërguar përgjigje pozitive 115 universitetet në mbarë SHBA-të.
Rrëfimi i saj nuk përfundon me kaq, ajo ka marrë mbi 3.7 milionë dollarë oferta për bursë. Megjithatë, Love ka njoftuar se planifikon të udhëtojë nëpër vende të ndryshme në SHBA për t’i vizituar këto universitete dhe për t’i analizuar ofertat që i kanë bërë.
Ajo është zotuar se deri më 1 maj do të marrë vendimin, që do t’ia përcaktoj asaj fatin se në cilin universitet do t’i ndjek studimet.