Policia në Nju Jork ka vënë në pranga një 28-vjeçar i cili është filmuar duke kryer veprime të pahijshme në transportin publik.
Kenneth Kou është vënë në pranga dhe akuzohet për abuzim seksual pasi është filmuar duke ngacmuar një vajzë 15-vjeçare ndërkohë që ajo flinte.
Sipas raportimeve të mediave vendase, 28-vjeçari kishte afruar pjesët e tij intime me adoleshenten që flinte dhe po kryente veprime të turpshme.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 3.45 të pasdites, të dielën e kaluar në një tren të nëntokës.
Personi që regjistroi videon thuhet se i ka bërtitur Kenneth-it dhe i ka kërkuar të largohet nga vajza. Më pas ai ka shkuar në polici me pamjet dhe ka bërë denoncimin.