Fjalë Kyçe

Adoleshentja grushton me të djathtën gruan që i kërkoi të mbante maskë në New York

Adoleshentja grushton me të djathtën gruan që i kërkoi të mbante maskë në New York

Në disa pamje impresionuese nga kamerat e sigurisë në Brooklyn, New York tregonin sot momentet kur një vajzë godet me tërë fuqinë e grushtit një grua që i kërkoi të mbante maskë në rrugë.

Pamjet e publikuara nga policia e New York tregojnë gruan 39-vjeçare që ecën në rrugën Fulton Street mëngjesin e 28 tetorit, kur adoleshentja me ngjyrë lëshon grushtin në fytyrën e saj.

Gruaja e shtangur tenton të kthehet nga sulmuesja e saj por pak më vonë përkulet në dhimbje. Në video shihet sesi sulmuesja e shikon njëherë viktimën e saj dhe më pas largohet e qetë.

Viktima, e cila nuk është identifikuar publikisht, i kishte kërkuar vajzës me ngjyrë të mbante maskë çka nisi të konflikt fillimisht verbal, para se gjërat të ktheheshin në “fizike”.

Policia tha se viktima kishte refuzuar kujdesin mjekësor përcjell tch.

Policia tashmë kërkon ndihmë për identifikimin e sulmueses, e cila duket rreth 14 deri në 16 vjeç, me atlete dhe një çantë shumëngjyrëshe librash.