Fjalë Kyçe

Adriana Matoshi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Valencia të Spanjës

Adriana Matoshi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Valencia të Spanjës

Adriana Matoshi fitoi një çmim tjetër ndërkombëtar për kinematografi.

Ndonëse tashmë dihet se filmi ‘Zana’ e ka ndihmuar Adriana Matoshin të depërtoj në festivale ndërkombëtare, aktorja kosovare ka marrë çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin “Mostra de Valencia” shkruan lajmi.net.

Ndërsa “Lavanguardia” ka shkruar një artikull për fituesit e festivalit duke dhënë lajmin për fitoren e aktores kosovare, Adriana Matoshi si “Aktorja më e mirë”.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës në Facebook, duke e quajtur atë triumfuese në këtë festival.