Fjalë Kyçe

Aeroplanët britanikë ngriten për luftim me ata rusë

Aeroplanët britanikë ngriten për luftim me ata rusë

Aeroplanët Typhoons janë ngritur në ajër këtë mëngjes si pjesë e një ‘operacioni të vazhdueshëm’ pas raporteve të aktivitetit rus.

Dy aeroplanët luftarakë u ngritën këtë mëngjes nga zona ushtarake RAF Lossiemouth në Skoci përpara se të shkonin në jug, së bashku me një aeroplan cisternë Voyager.

Ministria e Mbrojtjes tha se aeroplanët po reagonin ndaj “avionëve të paidentifikuar” dhe ka pasur njoftime se bombarduesit rusë janë në ajër.

Një zëdhënës tha: ‘Aeroplanët Typhoon nga RAF Lossiemouth u ngritën sot si një masë parandaluese kundër avionëve të paidentifikuar që afrohen në zonën e interesit të Mbretërisë se Bashkuar.

“Sidoqoftë, nuk pati asnjë prani të huaj ‘tajfunët’ u kthen pas në bazë.”

Tensionet midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë kanë qenë në rritje pas sulmeve të Novichok në Salisbury, ndërsa RAF ka kapur avionë rusë në patrullim pranë Detit të Zi.

Kuptohet që avionët, që kanë një shpejtësi maksimale prej 1,400 milje në orë (870 kilometra në orë), janë gjithmonë të gatshëm për “reagim të shpejtë” për nevojat e NATO-s, me bazën e RAF-it që shpesh dërgon aeroplanë në misione të përgjimit.

Avionët u ngritën rreth orës 5.25 në operacionin në brigjet perëndimore të Skocisë.

Pas një përgjimi të mëparshëm në shtator, sekretari i mbrojtjes Gavin Williamson tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbrojë me forcë hapësirën e saj ajrore.

Ai tha: “Bombarduesit rusë që bëjnë vëzhgimin e hapësirës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar janë një tjetër përkujtesë për sfidën serioze ushtarake që Rusia na paraqet sot.

‘Ne nuk do të hezitojmë që vazhdimisht t’i mbrojmë qiejt nga veprimet e agresionit’.

Rreth 60 avionë të NATO-s, kryesisht nga aleatët evropianë, janë aktualisht në gatishmëri për të mbrojtur hapësirën ajrore të aleancës, pasi NATO merret me një rritje dramatike të aktivitetit ajror rus në kufijtë e saj që nga aneksimi i Krimesë i Moskës në vitin 2014.

Në vitin 2016, ishte regjistruar rekordi i 870 vrojtimeve në Baltik.

Rusiaka ngritur presionin këtë verë, duke mbajtur manovrat e mëdha ushtarake ‘Vostok2018’ në rajonet lindore të vendit.  /Gazeta Alo/