Fjalë Kyçe

Aeroplanët ushtarakë vazhdojnë evakuimet nga aeroporti i Kabulit

Aeroplanët ushtarakë vazhdojnë evakuimet nga aeroporti i Kabulit

Aeroplanët ushtarakë të angazhuar në evakuimin e diplomatëve dhe civilëve nga Afganistani, kanë rinisur ngritjen nga aeroporti i Kabulit të martën.

Që në orët e hershme, një aeroplan britanik ka realizuar fluturim drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Aeroporti i kryeqytetit afgan ishte mbyllur pas rrëmujës së shkaktuar nga qytetarët që synonin ikjen nga vendi i rënë tërësisht në duart e talebanëve.

Një zyrtar perëndimor i sigurisë në Kabul ka bërë të ditur se pista e aeroportit dhe zonat përreth tani janë boshatisur nga turma.

Forcat amerikane, të cilat janë në krye të menaxhimit të aeroportit, kanë ndërprerë fluturimet e evakuimit, si pasojë e panikut të shkaktuar dhe dëshpërimit të qytetarëve për të ikur nga vendi.