Aeroplani i rrëzuar mbi vendin e quajtur Loznica në Serbi është i Ushtrisë serbe.
Sapo janë publikuar edhe fotografitë e para nga ky aksident tragjik ajror.
Deri më tani është e sigurtë se piloti ka vdekur, ndërsa nuk dihet ende se sa persona të tjerë kanë qenë në aeroplan, shkruan Indeksonline.
Siç shihet, aeroplani ushatarak serb është bërë shkrumb e hi.
Aeroplani është rrëzuar në orën 09;15 të mëngjesit afër Maleve të Zvornikut në Serbi.