Fjalë Kyçe

Aeroplani përplaset në një bllok banesash pranë Bicesterit të Anglisë

Aeroplani përplaset në një bllok banesash pranë Bicesterit të Anglisë

Një aeroplan është përplasur në një bllok pallatesh pranë Bicester të Anglisë.

Policia e Luginës së Thames njoftoi se aksidenti ndodhi gjatë ditës së sotme dhe se piloti është dërguar në spitalin John Radcliffe, por nuk dihet shkalla e lëndimeve të tij.

Blloku i ri i banesave jashtë Camp Road, Upper Heyford, ishte i pabanuar dhe oficerët thanë se askush tjetër nuk u lëndua.

Një dëshmitar okular përshkroi se kishte parë pilotin duke zbritur me parashutë në çatinë e bazës së vjetër të RAF, raporton bbc.

“Unë ngrita sytë dhe pashë djalin që kërceu nga ky aeroplan dhe mendova, ky është një vend i çuditshëm për t’u hedhur me parashutë”, tha Tisa Kilby.

Shërbimi i Ambulancës Qendrore Jugore tha se viktima, një “zotëri i moshuar” u trajtua në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital.