Senatorë dhe kongresistë amerikanë kanë vizituar sot Kosovë në 11 vjetorin e Pavarësisë së saj.
Një aeroplan shtetëror i Shteteve e Bashkuara të Amerikës ka ateruar sot në Aeroportin e Prishtinës.
Disa zyrtarë të lartë amerikanë i kanë bërë vizitë Kosovës për Ditën e Pavarësisë, shkruan Gazeta Express.
Ata u takuan gjatë pasdites me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Pas takimeve, Thaçi e Haradinaj, kanë thënë se nga përfaqësuesit amerikanë kanë marrë mbështetje për rrugëtimin e shtetit të Kosovës që sot mbushi 11 vjet.