Fjalë Kyçe

Aeroplani u desh të kthehej, nëna kishte harruar fëmijën në aeroport

Aeroplani u desh të kthehej, nëna kishte harruar fëmijën në aeroport

Një nënë e re që po udhëtonte me aeroplan nga Arabia Saudite për në Malajzi, përjetoi një shok të vërtetë pasi hetoi se nuk e kishte me vete fëmijën, njoftojnë medie.

Ajo tha se fëmijën e kishte harruar në terminal.

Për këtë arsye aeroplanit të kompanisë “Saudi Arabian Airlines” që fluturonte drejt Kuala Lumpurit u desh të kthehet në aeroportin Xhendi.

Pas piloti kërkoi leje, aeroplani aterroi pas disa minutash ndërsa nëna e gjeti menjëherë fëmijën, transmeton Koha.net.

Aeroplani pastaj fluturoi sërish për në Malajzi.