Fjalë Kyçe

Aeroporti i Heathrowit thyen rekordin, kryen testin për koronavirus brenda 30 sekondash

Aeroporti i Heathrowit thyen rekordin, kryen testin për koronavirus brenda 30 sekondash

Aeroporti i Heathrwoit ka kryer prova të një testi për koronavirus i cili pretendon të japë rezultate brenda më pak se 30 sekondave, me shpresën e kontrollit të pasagjerëve dhe shpëtimin e disave nga karantina.

Rreth 250 persona të stafit të aeroportit morën pjesë në testim, duke zgjedhur një nga tre testet e ndryshme, të cilët duhet të testohen ende nëse janë efektivë, shkruan The Independent, transmeton KOHA.

Testi mund të zbulojë nëse një person ka simptoma të COVID-19 dhe mund të ofrojë rezultate në më pak se gjysmë minute. Ndërkaq dy testet tjera eksperimentale japin rezultat në 10 dhe 30 minuta.

Shefat e Heathrowit janë duke ekzaminuar të gjeturat e testimit dhe do t’i ndajnë ato me ministrat në mënyrë që të rritet përsëri numri i pasagjerëve.

Aktualisht, udhëtarët e ardhur nga Franca, Malta, Monaco, Holanda dhe Zvicra duhet të izolohen për 14 ditë nëse kanë udhëtuar në Britani.

Industria e aviacionit po ndjek kufizimet, të cilat udhëheqësit besojnë se po pengojnë shumë njerëz të bëjnë pushime në vende të huaja.