Fjalë Kyçe

Aeroporti i Kukësit sfidon atë të Prishtinës, nga maji, 19 euro biletë për Zvicër, Gjermani e Austri

Aeroporti i Kukësit sfidon atë të  Prishtinës, nga maji, 19 euro biletë për Zvicër, Gjermani e Austri

Aeroporti i Kukësit do të jetë një mundësi shtesë për mërgimtarët kosovarë të cilët udhëtojnë për në vendlindje, sidomos për ata të rajonit të Dukagjinit.

Por, nuk është vetëm afërsia fizike me vendlindjen e tyre, një mundësi tjetër, pritet të jenë çmimet e lira që pritet t’i ofrojë ky aeroport i cili u lëshua në funksionim vitin e kaluar, e që ende nuk ka filluar të funksionojë me kapacitet të plotë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se na muaji maj i këtij viti, Aeroporti i Kukësit do të fillojë linjë ajrore me tri vende evropiane ku diaspora kosovare është më e përqendruar.

Përveç kësaj, lajmi që është bërë i ditur nga Rama, tregon për ofertë jashtëzakonisht të lirë të biletave. Ai ka thënë se nga muaji i maj, bileta për fluturim nga Kukësi për në Zvicër, Gjermani e Austri do të kushtojë vetëm 19 euro.