Fjalë Kyçe

Afganistani ndodhet në prag të një lufte tjetër civile

Afganistani ndodhet në prag të një lufte tjetër civile

Përplasjet e armatosura mes talebanëve dhe forcave të qeverisë afgane janë përkeqësuar, duke detyruar këta të fundit të vendosin shtetrrethim në pothuajse të gjithë vendin, në përjashtim të kryeqytetit dhe dy provincave të tjera.

Grupi i militanteve vlerësohet të ketë kapur gjysmën e territorit dhe kjo është favorizuar kryesisht nga tërheqja e trupave amerikane, të cilët kanë ruajtur rendin në këto territore afgane.

Presidenti Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane është e justifikuar, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara janë siguruar që Afganistani nuk mund të bëhet përsëri një bazë për xhihadistët e huaj.

Por, Forcat talebane kanë rimarrë pikat kufitare dhe territore në zonat rurale dhe përplasjet e armatosura deri më tani kanë qenë të ashpra, sidomos në periferi të qytetit të Kandahar, raporton oranews.

Ministrja e Brendshme, ka konfirmuar se në total janë vendosur në shtetrrethim 31 provinca, në mënyrë për të frenuar dhunën dhe për të kufizuar lëvizjet Talebane.

Sipas disa analistëve të inteligjencës amerikane, talebanët mund të marrin kontrollin e vendit brenda gjashtë muajve.