Fjalë Kyçe

Afro 40 shtete raportojnë rritje të numrit të rasteve me koronavirus

Afro 40 shtete raportojnë rritje të numrit të rasteve me koronavirus

Pothuajse 40 vende kanë raportuar rritje rekorde një-ditore të rasteve me koronavirus, në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se nuk ka kthim në normalitet.

Rastet janë rritur në ritëm të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi, Japoni dhe Australi, transmeton lajmi.net..

Hong Kong, Bolivia, Sudani dhe Etiopia gjithashtu kanë pësuar rritje në raste, sipas një raporti të Reuters.

Të dhënat, të përpiluara nga raportet zyrtare, tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të vendeve që raportojnë rritje rekorde ditore të rasteve me Covid-19 gjatë gjithë muajit të kaluar.

Bullgaria, Belgjika, Uzbekistani dhe Izraeli gjithashtu kanë pësuar rritje rekorde përbrenda 24-orëve gjatë muajit të kaluar, sipas Reuters.

Tre javë më parë, të paktën shtatë vende kishin raportuar rritje rekorde, të cilat u spikatën të paktën në 13 vende dy javë më parë.