Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri flet për ‘planin e madh amerikan’, tregon cilat fshatra të veriut do të mbetën me Kosovën

Agim Bahtiri flet për ‘planin e madh amerikan’, tregon cilat fshatra të veriut do të mbetën me Kosovën

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka folur për një siç e ka quajtur ai Plan te madh për Kosovën.

Këto komente ai i ka bërë në emisionin ‘Oksigjen’ të autorit Besim Dina. Kryetari Bahtiri është pyetur rreth mundësisë së bashkimit të dy Mitrovicave, duke shtuar se e ka madje edhe përkrahjen e Amerikës për këtë iniciativë.

‘Amerika e ka një plan të madh për këtu’ ka thënë Bahtiri. Më tej ai ka shtuar se kulla e Isa Boletinit është pararojë për mbrojtjen e shqiptarëve në komunat e veriut. Ai ka thënë se fshatrat shqiptare që janë nën administrim të Zveqanit dhe Leposaviqit do të mbeten me Kosovën, transmeton Gazeta Alo.

I pyetur nga moderatori nëse kjo nënkupton shkëputjen e pjesës tjetër të veriut të Kosovës, ai është shprehur se nuk di për këtë pasi ai është vetëm kryetar komune. ‘Çdo pëllëmbë Kosove është larë me gjakun e dëshmorëve prandaj le të guxoj dikush ta prek një pëllëmbë të saj’, ka thënë Bahtiri. /Gazeta Alo/