Fjalë Kyçe

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë

Një person është arrestuar në Han të Elezit për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë me mallra.

Njësia policore ka vërejtur automjetin me dy të dyshuar në të dhe kur i ka urdhëruar për ndalim, të njëjtit nuk janë ndalur. Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policorë, e këta të fundit në parandalim të rrezikut ndaj tyre kanë shtënë me armë në drejtim të automjetit.

“Të dyshuarit kanë ikur nga automjeti dhe nga vendi i ngjarjes. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes aty është paraqitur një mashkull i dyshuar kosovar, i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Automjeti në të cilin kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara është sekuestruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me rastin janë informuar institucionet kompetente dhe rasti po trajtohet nga njësitet kompetente policore.