Bashkë me ata në këtë darkë, është edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e AKR-së.
Tryeza ka qenë e mbushur me ushqim që nga buka, specat e deri tek mishi në një takim në një lokal që është zhvilluar mes presidentit, Thaçi, kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri e ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.
Fotografia është postuar në llogarinë sociale nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka shkruar se sonte është pjesë e kësaj ndeje edhe Agim Bahtiri.
Pjesë e kësaj ndeje kanë qenë edhe ministri i financave, Bedri Hamza si dhe Hajredin Kuqi që në të kaluarën kishte mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.
Fotografi nga kjo nejë ka pastuar edhe Bekim Haxhiu.