Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dorëzuar sot presidentit, Hashim Thaçi peticionin për bashkimin e Mitrovicës.
Bahtiri po kërkon nga Thaçi mbështetje për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës.
Peticioni i Bahtirit dje është refuzuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, të cilët kanë thënë se kjo iniciativë është antikushtetuese.
Ky peticion është nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të Mitrovicës./Gazeta Alo/