Fjalë Kyçe

Ahengu që u shndërrua “në arenë beteje”, plagosen tre fëmijë gjatë të shtënave në Toronto

Ahengu që u shndërrua “në arenë beteje”, plagosen tre fëmijë gjatë të shtënave në Toronto

Tre fëmijët janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur në një aheng të organizuar në pjesën perëndimore të Toronto, ka njoftuar policia kanadeze.

Zyrtarja policore në Toronto, Kelly Skinner, ka thënë se të lënduarit janë një djalë njëvjeçar, vajza 5-vjeçe dhe një djalë tjetër 11-vjeç, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, ajo nuk ka precizuar në çfarë gjendje janë fëmijët, por mjekët më herët kanë njoftuar se njëri prej tyre është në rrezik, derisa dy tjerët në një gjendje paksa më të mirë.

Nga këto të shtëna është plagosur edhe një 23-vjeçar. E zyrtarja policore ka theksuar se fëmijët nuk ishin cak i sulmit, duke pranuar se policia është vënë pas “shumë të dyshuarve” – pa dhënë informata tjera.