Fjalë Kyçe

Ahmeti ka një porosi për Vuçiq sa i përket dialogut

Ahmeti ka një porosi për Vuçiq sa i përket dialogut

Kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova ka një platformë të dialogut me Serbinë dhe beson që ky proces mund të mbyllet shumë shpejt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka dhënë një porosi edhe për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova ka një Delegacion dhe një Platformë për Dialogun me Serbin. Ne besojmë fuqishëm se procesi mund të vijë afër; jo me rituale që sjellin fantazmat e së shkuarës. Duke i rikujtuar presidentit Vuçiq se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe respektimi i ndërsjellë janë mënyra e vetme përpara”, ka shkruar Ahmeti.