Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paditur sot Lëvizjen Vetëvendosje për siç ka thënë për shpifjet për tenderin me qumësht.
“Siç edhe kam paralajmëruar që do të ushtroj padi ndaj VV për shpifjet e vazhdueshme që i kanë bërë. Ky rast ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam ushtru për shkak se ata e kanë shpallur vetën edhe gjykatës”, ka thënë Ahmeti pas dorëzimit të padisë, shkruan Gazeta Alo.
Ahmeti, madje ka thënë se krejt prapa këtyre shpifjeve qëndron kryetari i VV-së, Albin Kurti.
“Ata po shpifin dhe nuk kanë aspak konsideratë për të vërtetën. Do të ishte mirë që kjo padi të shkoj direkt drejt personit që I bënë këto shpifje por ai person e gjun gurin dhe e fsheh dorën dhe ne jemi detyruara të bëjmë padi ndaj VV-së. Ai person është Albini, mos të fshihet prapa Fitores, Valdrinit e të tjerëve”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se më nuk mund të durojnë, duke shtuar se i bën thirrje gjykatës që s amë shpejtë t’a trajtojë këtë rast dhe t’i jep fund spekulimeve.
Aktivistë të Vetëvendosjes në Prishtinë kanë dorëzuar në Prokurori më 9 janar kallëzimin penal ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për siç kanë thënë, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për lidhje të kontratës së dëmshme”, për tenderin e qumështit.