Fjalë Kyçe

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndaj të cilës SPAK dhe GJKKO kanë vendosur masën “arrest shtëpie”, për të njëjtën dosje penale.

Në pamje shihet Xoxa teksa shoqërohet nga dy efektivë policie të Tiranës, një prej tyre femër, sipas Procedurës Penale kur një person është në masë arresti shtëpiak dhe hyn brenda godinës teksa mban edhe një çantë shpine.

Xoxa është shfaqur e qetë në hyrje të godinës dhe nuk dha deklaratë për mediat.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. /Shqiptarja