Fjalë Kyçe

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i pashëndetshëm

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i pashëndetshëm

Prishtinasit edhe më tutje vazhdojnë të përballen me ndotjen e ajrit.
Edhe sonte Prishtina ka shënuar shkallë të lartë të ndotjes së ajrit, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit momentalisht e pashëndetshme.

Në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, ndotja e ajrit ka arritur në 127 PPM, shkallë kjo që llogaritet të jetë e pashëndetshme për persona të caktuar.

Këshillohet që personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, si astma të mos ekspozohen në natyrë në këtë kohë.

Kjo ndotje nuk është e rrezikshme për të gjithë mirëpo, preferohet që fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore assesi të mos ekspozohen në natyrë.