Ajri në Prishtinë mëngjesin e sotëm është në nivelin mesatar të ndotjes.
Sipas matjeve të bëra nga Ambasada Amerikane në Kosovë, në orën 9 të mëngjesit, shkalla e ndotjes së ajrit ka arritur në shkallën 50.
Sipas indeksit të cilësisë së ndotjes, ajri në shkallën 50 ka cilësi të pranueshme.
Megjithatë, për disa njerëz të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit, mund të ketë shqetësime shëndetësore.