Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në qytet, pasagjerët ‘fluturojnë’ në ajër

Aksident i rëndë në qytet, pasagjerët ‘fluturojnë’ në ajër

Ky është momenti tronditës kur një shofer i dehur shkaktoi aksident kurse pasagjerët fluturuan në ajër kur goditën një makinë tjetër gjatë një ndjekjeje të policisë.

Damian Cleaver, nga Leicester, e përplasi veturën e tij të hapur Vauxhall Astra, derisa udhëtonte me katër pasagjerë. Vetura u përplasi në një kthesë në lagjen Birstall në qytetin Leicester.

31-vjeçari u përplas me veturë me një Mercedes i cili vinte nga ana e kundërt. Drejtuesi i Mercedesit po kthehej në rrugën nga shkolla, pasi i kishe dërguar fëmijët në mësim. Ai është shprehur i lumtur që ka shpëtuar në aksidentin e papritur. Ai nuk kishte pasur hapësirë t’i ikte veturës që u përplas në të.

Edhe pasagjerët e tjerë të veturës që shkaktoi aksidentin mbetën me lëndime të lehta, derisa drejtuesi i veturës është arrestuar për vozitje të rrezikshme. Pas matjeve del se ai kishte 100 mikrogram alkool derisa limit i lejuar ishte 35.