Një adoleshenteje iu desh të shpëtonte në kohë nofullën e saj (duke e mbajtur me duar), teksa kjo e fundit pësoi një shqyerje gjatë një aksidenti të tmerrshëm.
Kështu, pas goditjes së marrë, nofulla e Emily Eçles-it mbeti e varur vetëm nga 1 cm lëkurë, duke marrë një nga dëmtimet më të rënda në fytyrë që mjekët kishin parë ndonjëherë, përjashtuar plagët e luftës.
Ngjarja ndodhi në gusht, ku 15-vjeçarja po kalëronte në Baslow, Derbyshire. Emily u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, pasi e gjeti veten në dysheme, duke mbajtur me duar nofullën e shpërfytyruar.
Kirurgu Ricardo Mohamed-Ali mundi të rindërtonte fytyrën e së miturës duke e kthyer të plagosurën një muaj pas aksidentit sërish në shkollë. Operacioni zgjati pesë orë e gjysmë.