Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Penuh të Podujevës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 ku janë përfshirë dy vetura.
Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës,Bajram Krasniqi.
“Pak para orës 13:00 dy vetura janë përfshirë në një aksident ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Fillimisht janë dërguar për tretman mjekësore në QKMF të Podujevës ndërsa më pas janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Krasniqi për Insajderin.