Fjalë Kyçe

Aksident në Shkodër, lëndohen disa persona

Aksident në Shkodër, lëndohen disa persona

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, në vendin e quajtur tek kthesa e Ashtës.

Mësohet se disa persona janë të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore dhe ambulanca, ndërsa po vijojnë hetimet e mëtejshme për ngjarjen.

Përplasja ka qenë e fortë sepse të dyja makinat kanë dëmtime të shumta materiale.

Numri i aksidenteve është rritur ditëve të fundit, disa nga aksidentet kanë përfunduar me fatalitet.