Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “B” në Prishtinë mes një automjeti dhe dy këmbësorëve, të cilët kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe ka dhënë detaje.
“Sot rreth orës 18:30, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thanë nga policia për sinjalin.