Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që është shkaktuar në rrugën nacionale, në hyrje të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë janë lënduar tre persona.
“Rreth orës 20:17 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale, në hyrje të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Zahiti.
Të hënën një këmbësor humbi jetën në Prishtinë si pasojë e një aksidenti trafiku.
Policia e Kosovës në një njoftim gjatë ditës ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfiskuar 34 patentë shoferë.