Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar

Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit një person( ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, ka thënë policia për Sinjalin.