Aksidenti tragjik që ka ndodhur dje në Gjilan ku është përfshirë kamion, një traktor dhe disa vetura moti jetën e një personi dhe shumë të tjerë u lënduan.
Disa nga të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, ndërsa tre prej tyre janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).
Njëri prej tre të lënduarve është në gjendje të rëndë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Alo, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka thënë se personi i njëjtë është transferuar në mjekim intensiv.
“3 personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Një është transferuar në kirurgji torakale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, ka deklaruara, Fazliu, për Gazetën Alo.
Policia ka arrestuar shoferin e kamionit i cili ka shkaktuar aksidentin dhe të njëjtin e ka ndaluar për 48 orë./Gazeta Alo/