Fjalë Kyçe

Aksion policor, sekuestrohen tri aparate për prodhimin e kriptovalutave

Aksion policor, sekuestrohen tri aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë, shkruan Reporteri.net.

Siç njofton Policia sonte rreth orës 16:00 kanë gjetur tre aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe i kanë sekuestruar ato.

“Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, njofton PK-ja.

Tutje, thuhet se “marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”.

Më 4 janar, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet që përdoren për të prodhuar ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.