Fjalë Kyçe

Aktivitetet për 25 vjetorin e themelimit të policisë

Aktivitetet për 25 vjetorin e themelimit të policisë

Në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive të cilat tashmë janë realizuar, si dhe aktivitete të tjera të cilat do të zhvillohen sot, e deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 06 shtator.

Sipas njoftimit, në aktivitetet e parapara për sot dhe në ceremoninë qendrore pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.

Më poshtë agjenda:

Data: 04.09.2024

10:00 – 14:00: aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP) dhe demonstrimi i disa njësive speciale të PK-së në shesh -Vendndodhja: Prishtinë sheshi Zahir Pajaziti.

Aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP)

Akomodimi – sistemimi i pjesëmarrësve rreth platosë (fëmijët me balona),

Fillimi i ndeshjes së futbollit: policët e rinj dhe një klub i futbollit U-17,

Parada sheshi ‘Ibrahim Rrugova’–‘Zahir Pajaziti’ një zyrtar–një fëmijë,

Recital nga fëmijët dhe realizim i vizatimeve për Policinë,

Muzikë dhe vallëzim modern nga Policia dhe fëmijët,

Prezantimi nga Njësitë Speciale të PK-së

Njësia e Dronëve dhe Anti dronëve,

Njësia K-9, (njësia me qen),

Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME).

Data: 06.09.2024

08:00-16:00 – porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë),

11:00 – 13:00 – ceremonia qendrore -Vendndodhja: hotel Emerald,

14:00 – 15:00 – Aktivitete tjera.