Fjalë Kyçe

Aktori i njohur i ‘O Sa Mirë’ i bashkohet PDK-së

Aktori i njohur i ‘O Sa Mirë’ i bashkohet PDK-së

Aktori i njohur kosovar i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se aktori i njohur, Fisnik Ademi, i është bashkuar këtij subjekti politik, shkruan lajmi.net.

Ismaili e ka publikuar një fotografi me Ademin në Instastory, kështu duke treguar se ai zyrtarisht ka hyrë në strukturat e PDK-së.

Ademi është zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në lagjen Arbëria në Prishtinë.