Fjalë Kyçe

Aktorit kosovar ia vjedhin këpucët para derës së banesës, shpërthejnë shakatë në llogarinë e tij

Aktorit kosovar ia vjedhin këpucët para derës së banesës, shpërthejnë shakatë në llogarinë e tij

Aktorit dhe regjisorit kosovar Ben Apollonit i janë vjedhur këpucët pranë derës së banesës së tij. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ai e ka ndarë lajmin për ndjekësit e tij në Facebook. Regjisori Apolloni është shprehur me humor për atë që i ka ndodhur.

Postimi i aktorit:

Nese ndokush i sheh dy kepuca te zeza, kepuca dimri me gryka, numer 43, i lutem te me lajmeroj sepse pak me heret i parkova para deres se baneses e paskan levize, paskan dale me shetite.
Ju faleminderit!

Nuk kanë munguar as shakatë nga kolegët e aktorit. Regjisori dhe moderatori televiziv Korab Lecaj është përgjigjur po ashtu me humor. ‘Do te mbahet mend kjo ngjarje, ne diten e shpalljes se nominimeve Oscar, mikut tone Bendolen Apolloni i dolen kepucet ne shetitje‘, ka shkruar Lecaj.

“Beni ecën zbathë”, ka shkruar Valire Haxhijaj Zeneli.

Një nga shfaqjet e fundit “Kur hana del” me regji të Ben Apollonit e cila është shfaqur në shumë teatro të Kosovës dhe rajonit shtjellon historinë e luftës së fundit në Kosovë. Veçanti e kësaj drame është se përveç se trajton fatin e personave që kanë përjetuar tmerret e luftës, ajo përqendrohet në mendjen e tyre. Paraqet pasojat psikologjike që kjo luftë pati te kosovarët.