Fjalë Kyçe

Alarmi për bombë tek Rektorati i UP-së, policia deklarohet për rastin

Alarmi për bombë tek Rektorati i UP-së, policia deklarohet për rastin

Policia e Kosovës ka rrethuar sot sërish objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

E gjithë kjo për shkak të një alarmi për një mjet shpërthyes pikërisht në këtë vend.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.

E alarme të ngjashme për vendosje të mjeteve shpërthyese ka patur vazhdimisht gjatë muajve të fundit në Kosovë.

SI fillim ato kishin nisur në stacionin e autobusëve, më pas në Rektorat e një prej tyre edhe në gjimnazin “Xhevdet Doda