Fjalë Kyçe

Alarmojnë shkencëtarët: Vaksina e koronavirusit mund të mos funksionojë për njerëzit obezë

Alarmojnë shkencëtarët: Vaksina e koronavirusit mund të mos funksionojë për njerëzit obezë

Vaksina e koronavirusit pritet të jetë shumë më pak efektive te njerëzit janë obezë, kanë thënë shkencëtarët.

Vaksinat për të tjera sëmundje përfshijnë gripin, tetanosin e hepatitin B kanë treguar më pak efektivitet te njerëzit që kanë probleme me trashësinë trupore, një model ky që hulumtuesit thonë se është e mundur të vazhdojë me vaksinën kundër koronavirusit.

“A do ta kemi një vaksinë kundër Covid-it vitin e ardhshëm që do të funksionojë edhe për obezët?”

S’ka mundësi,” tha Raz Shaikh, profesor nutricional në Universitetin e Karolinës Veriore, shkruan The Daily Beast, përkthen Periskopi.

Kjo çështje është veçanërisht shqetësuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 10 milionë njerëz kanë probleme me trashësinë. Ata me masë trupore mbi 30 janë në mesin e atyre më në rrezik për të përjetuar simptoma të rënda të Covid-19. Ky grup përbën rreth 42 për qind të popullsisë së rritur amerikane.