Kryetari i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të subjektit politik lidhur me kundërshtimin që i bënë ministrit të Jashtëm të deleguar të Shqipërisë Gent Cakaj.
Kurti tha se problemi dhe kundërshtimi i Vetëvendosjes ndaj Cakajt, nuk lidhet me emrin e tij, duke deklaruar edhe njëherë se Cakaj kishte qenë anëtar i VV-së.
“Ne kemi shpjeguar qëndrimin tonë përmes një komunikate për ish anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk është ministër i Edi Ramës, por është ministër i Baton Haxhiut, nuk është problem baton Haxhiu, por Stanishiqi”, ka deklaruar Kurti në News24.
Po ashtu më tutje ai ka sqaruar edhe rolin e Stanishiqit që kishte pasur në katër luftërat në Serbi. Ai deklarojë se Stanishiqi si shef i Shërbimit Sekret kishte formuar katër formacione të rrezikshme të cilët kanë kryer krime të shumta duke përfshirë edhe luftën në Kosovë.