Fjalë Kyçe

Albulena Haxhiu takohet me gratë ukrainase e afgane, njoftohet me kërkesat dhe përvojat e tyre

Albulena Haxhiu takohet me gratë ukrainase e afgane, njoftohet me kërkesat dhe përvojat e tyre

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Allbulena Haxhiu takon gratë ukrainase dhe afgane, raporton Ekonomia Online

Ministrja Haxhiu bisedoi me to rreth nevojave që kanë dhe dëgjoi përvojat e tyre. Ajo tha se si Ministri kanë ndërmarrë shumë veprime, por që ende ka shumë punë për tu bërë deri sa të arrihet që të respektohen të drejtat e secilës grua.

“Qeveria jonë ka bërë përpjekje për të mbështetur këtë kategori. Arsyeja që jemi këtu është që të flasim të njihemi me nevojat tuja. Ministria Drejtësisë në këtë drejtim ka nisur me 25 nëntor fushatën kundër dhunë në bazë gjinore dhe në këto ditë kemi planifikuar të kemi mbi 88 aktivitete në secilën komunë të Kosovës sepse konsiderojmë që është e rëndësishme ta mbrojmë dinjitetin e grave”.

“…në anën tjetër dhuna në familje është e papranueshme dhe në këtë drejtim si Ministri kemi ndërmarrë shumë veprime megjithatë mendoj që kemi ende shumë punë për të bërë deri sa të arrijmë që të respektohen të drejtat secilës vajzë”.

“Ne para pak viteve kemi bërë statusin e grave të dhunës së Kosovës. Shteti i mbështet ato financiarisht po edhe aspekte tjera do kemi mundësi të adresojmë në takimet e ardhshme, por unë çka vërejta më tregoj një ngjarje nga vetja saj edhe kjo na tregon çfarë pozita që jemi mund të diskrimohemi, por kjo na tregon se pavarësisht kësaj nuk duhet asnjëherë të dorëzohemi dhe unë besoj që ju jeni dëshmi që mund të ia dalim”.

“Dera imë është e hapur për ju dhe ndjehuni të lira sa herë keni nevojë të adresoni një problem. Uroj që gjendja më Ukrainë të normalizohet që shpejti që edhe gratë e ukrainase të kenë mundësi të kthehen të sigurta të shtëpi e tyre edhe Kosova besoj që është bërë shtëpi e dytë për juve”.