Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Vetëvendosjes me LDK-në po ndodhë për të evituar një koalicion PAN 2.
“Rreziku që pak para orës 24:00 të krijohet ndonjë koalicion, ekziston. Por atëherë nuk do të ketë ndryshime. Ne do të donim të shkojmë vetë në zgjedhje, por për shkak të këtij rreziku ne nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me subjekte tjera”, ka thënë Aliu për televizionin publik.
Aliu ka theksuar se ekziston vullnet i mirë për bashkërendim të veprimeve mes LDK-së dhe VV-së dhe se duan që të ndihet fitorja para zgjedhjeve.
Sipas tij, Kosova është para falimentimit, ku qeverisja është stërkequr dhe ka degraduar.
Ai ka thënë se takimi i sotëm mes dy liderëve, Albin Kurtit të VV-së dhe Isa Mustafës të LDK-së, ka siguruar që më 22 gusht votohet shpërndarja e Kuvendit.