Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr.
Arzen Randobrava, zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka thënëse anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Randobrava, për koha.net.
Koha.net, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se gjenerali Rrahman Rama, përmes një letre informuese që ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka njoftuar për këtë anulim të majorit Orr, siç është shprehur Rama, si “rezultat i shprehjes së pakënaqësive ndaj vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës”.