Fjalë Kyçe

Ambasadorët e QUINT-it nesër takim me liderët shtetërorë për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e QUINT-it nesër takim me liderët shtetërorë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar në takim ekipin e dialogut, presidentin, kryeministrin edhe ambasadorët e QUINTIT.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se nesër kryeparlamentari Kadri Veseli do të merr pjesë në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.

Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa do të nis në orën 10:00.